3 hadithe të publikuara

Sahih Muslim · 2586Sahih

“Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”

Nga Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”

Sahih Muslim · 1599Sahih

Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë

Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë, - ndërkohë Numani i drejtoi dy gishtat nga veshët e vet: "Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."

Sahih al-Bukhari · 52Sahih

E lejuara, e ndaluara dhe zemra

Fragment nga hadithi

E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë. Midis tyre ka gjëra të dyshimta që shumë njerëz nuk i njohin. Kush ruhet nga të dyshimtat, e mbron fenë dhe nderin e vet. Kush bie në të dyshimtat është si bariu që kullot rreth një zone të ndaluar dhe rrezikon të hyjë në të. Çdo mbret ka një zonë të ndaluar; zona e ndaluar e Allahut në tokën e Tij janë ndalesat e Tij. Në trup ka një copë mishi: kur ajo është e mirë, i gjithë trupi është i mirë; kur ajo prishet, i gjithë trupi prishet. Ajo është zemra.