Theubani
2 hadithe të publikuara
O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!
Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"
“Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.”
Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.” Ebu Kilabe ka thënë: "(Pejgamberi)Filloi me familjen." Pastaj Ebu Kilabe tha: "Cili njeri ka shpërblim më të madh sesa ai i cili shpenzon për fëmijët e tij të vegjël, ua ruan nderin, ose Allahu u sjell dobi atyre nëpërmjet tij dhe ua plotëson nevojat."
