Bera ibn Azibi
2 hadithe të publikuara
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera
Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të lutemi për atë që teshtin, t’ia përmbushim betimin ose kërkesën e atij që na është betuar, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe ta përhapim selamin. Ndërkaq, na ka ndaluar unazën e arit (ose ka thënë: rrethin e arit), pirjen në enë argjendi, nga shalat dhe shtrojat e mëndafshta, veshjet e mëndafshta, si dhe nga veshja e armaçit, mëndafshit (të zakonshëm), dhe mëndafshit të vrazhdë (istebrak).”
“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut
Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjë që e përshkruan ajeti: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)
