Suhejbi
2 hadithe të publikuara
“Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?”
Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?” Ata thonë: “A nuk na i ke zbardhur fytyrat? A nuk na ke futur në Xhenet dhe na ke shpëtuar nga Zjarri?” Atëherë Ai e largon perden, saqë, atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur sesa shikimi në Zotin e tyre të Lartmadhërishëm.”
“Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit
Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”
