1 hadith të publikuara

Sahih Muslim · 2696Sahih

'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.'

Nga Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një beduin erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'Më mëso disa fjalë që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.' Beduini tha: 'Këto fjalë janë për Zotin tim, po për mua çfarë ka?' Pejgamberi i tha: 'Thuaj: O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!'"