Usame ibn Zejdi
1 hadith të publikuara
“Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit
Nga Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se i është thënë: "Sikur të shkoje tek Othmani dhe të flisje me të (rreth fitnes)!" Ai u tha: "Ju po mendoni se nuk i kam folur atij, meqë nuk po ju tregoj?! Për Allahun, unë i kam folur atij (për këto çështje) në fshehtësi, pa hapur një derë (atë të fitnes), gjë që nuk dua të jem unë i pari që e hap atë derë. Pas një hadithi që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, askujt nuk i them se është më i miri i njerëzve, madje edhe në qoftë prijësi im: “Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit. Banorët e Zjarrit do të tubohen rreth tij dhe do ta pyesin: "O filan, ç'është puna jote? A nuk urdhëroje për të mirë dhe ndaloje të keqen (në dynja)?" Ai do të përgjigjet: "Po, urdhëroja për të mirë, por vetë nuk e punoja, si dhe ndaloja të keqen, por vetë e veproja.”
