Xhundubi
1 hadith të publikuara
Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin
Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”
