Sahih Muslim · 2664Sahih
Përkthim puneEbu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”
Burimi i përkthimit: HadeethEnc.com - Shqip
Sahih Muslim · 2405Sahih
Përkthim puneEbu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, në Betejën e Hajberit, ka thënë: “Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).” Omer ibn Hatabi në atë rast tha: "Kurrë se kam dashur udhëheqjen përpos atë ditë, andaj zgjatesha drejt tij, duke shpresuar se do të më thërriste, por i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe ia dha flamurin. Pastaj tha: “Ec përpara dhe mos e kthe kokën mbrapa, derisa Allahu të të bëjë fitimtar!” Aliu eci pakëz, pastaj ndaloi pa u kthyer mbrapa, dhe thirri: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë t'i luftoj ata?" Profeti ﷺ i tha: “Luftoji derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë pos Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, e nëse veprojnë ashtu, atëherë të është ndaluar gjaku dhe pasuria e tyre, përveç me të drejtë, ndërkohë llogaria e tyre është tek Allahu.”