Duke ngarkuar të dhënat…
Teksti origjinal · Arabisht
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «يَقُولُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: أَنَا عِنْدَ ظَنِّ عَبْدِي، وَأَنَا مَعَهُ حِينَ يَذْكُرُنِي، فَإِنْ ذَكَرَنِي فِي نَفْسِهِ ذَكَرْتُهُ فِي نَفْسِي، وَإِنْ ذَكَرَنِي فِي مَلَإٍ ذَكَرْتُهُ فِي مَلَإٍ خَيْرٍ مِنْهُ، وَإِنِ اقْتَرَبَ إِلَيَّ شِبْرًا، تَقَرَّبْتُ إِلَيْهِ ذِرَاعًا، وَإِنِ اقْتَرَبَ إِلَيَّ ذِرَاعًا، اقْتَرَبْتُ إِلَيْهِ بَاعًا، وَإِنْ أَتَانِي يَمْشِي أَتَيْتُهُ هَرْوَلَةً».
Përkthimi shqip
Përkthim pune, pa shqyrtim editorial lokal. Gradimi i referohet hadithit, jo verifikimit të përkthimit.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua. Jam me të kur ai më përmend: nëse më përmend në vete, edhe Unë e përmend në Vete, e, nëse më përmend në grup (para të tjerëve), Unë e përmend në një grup më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”
Burimi: HadeethEnc.com - Shqip
