Abdullah ibn Masud
15 hadithe të publikuara
Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ ka thënë një fjalë, ndërsa unë kam thënë një tjetër. Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkaq, unë kam thënë: "Ai që vdes pa i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet."
Martesa dhe agjërimi për të rinjtë
Fragment nga hadithiO të rinj! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet. Ai që nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse agjërimi e ndihmon të frenojë dëshirën seksuale.
Pasuria e shpenzuar drejt dhe urtësia
Fragment nga hadithiNuk ka zili të lavdërueshme përveçse në dy raste: ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe mundësinë që ta shpenzojë për të drejtën; dhe ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën gjykon dhe të cilën ua mëson të tjerëve.
