Abdullah ibn Masud
15 hadithe të publikuara
“O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, dhe thoshte: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, dhe thoshte: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net, pastaj, për po aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur). Pastaj, atij i dërgohet një melek i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë furnizimin e tij, jetëgjatësinë, veprën, si dhe nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën tjetër). Më pas, i fryhet shpirti. Prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër."
Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.”
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "E pyeta Profetin ﷺ: - Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Kështu më tha Profeti ﷺ. Sikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tej."
“Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij. Pas tyre vijnë breza që flasin çfarë nuk punojnë dhe punojnë çfarë nuk janë urdhëruar. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.”
Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."
“Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”
“Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e nallaneve tuaja. Ashtu është edhe Zjarri.”
Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."
Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit.”
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një person pyeti: "O i Dërguari i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e kemi vepruar në periudhën paraislame?" Profeti ﷺ tha: “Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit.”
E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar.” Thashë: "Kjo me të vërtetë që është e madhe. E, pastaj cili?" Më tha: “Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta prapë: "Pastaj cili?" Më tha: “Të bësh kurvëri me gruan e fqinjit.”
Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë)
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë).” Këtë e tha tri herë.
