Abdullah ibn Amr
8 hadithe të publikuara
“Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”
“Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prijësit e drejtë tek Allahu do të jenë në podiume drite, në të djathtën e Rrahmanit (Allahut) të Lartësuar, e që të dyja Duart e Tij i ka të djathta. Këta janë ata të cilët janë të drejtë në gjykimin e tyre, të drejtë me familjet e tyre dhe me këdo që e kanë nën përgjegjësi.”
Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm."
“Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”
Sjellja më e mirë
Fragment nga hadithiNdër më të mirët prej jush janë ata që kanë sjelljen më të mirë.
Dituria dhe humbja e dijetarëve
Fragment nga hadithiAllahu nuk e merr diturinë duke ua shkulur atë robërve, por e merr diturinë duke marrë dijetarët. Kur nuk mbetet më asnjë dijetar, njerëzit marrin prijës të paditur. Ata pyeten dhe japin fetva pa dituri; kështu humbin vetë dhe i çojnë të tjerët në humbje.
Ushqimi dhe përshëndetja me selam
Fragment nga hadithiNjë burrë e pyeti Profetin ﷺ: «Cila vepër e Islamit është më e mirë?» Ai tha: «Të japësh ushqim dhe t’i përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh.»
Mos i dëmto të tjerët
Fragment nga hadithiMusliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt; dhe muhaxhir është ai që largohet nga ajo që Allahu ka ndaluar.
