Duke ngarkuar të dhënat…
“O ju njerëz, Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i urdhëroi besimtarët për atë që i urdhëroi pejgamberët
Përkthim puneEbu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O ju njerëz, Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i urdhëroi besimtarët për atë që i urdhëroi pejgamberët, duke u thënë: "O të dërguar! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!" (El Muminun, 51) Po ashtu ka thënë: "O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që jua kemi dhuruar." (El Bekare, 172) Pastaj e përmendi njeriun, i cili është në udhëtim të gjatë, me flokë të shprishur e i pluhurosur, i ngre duart nga qielli: "O Zot! O Zot!" Mirëpo, ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshjen e ka haram, është ushqyer me haram, e si t'i përgjigjet atij?!”
Burimi i përkthimit: HadeethEnc.com - Shqip
