9 hadithe të publikuara

Sahih Muslim · 591Sahih

O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"

Sahih al-Bukhari · 812Sahih

Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtërinjve të këmbëve, si dhe të mos i mbledhim flokët (nëse bien përpara gjatë sexhdes) e të mos i përvjelim rrobat."

Sahih Muslim · 657Sahih

“Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut

Xhundub ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”

Sahih al-Bukhari · 8Sahih

Pesë shtyllat e Islamit

Fragment nga hadithi

Islami është ndërtuar mbi pesë: dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, faljen e namazit, dhënien e zekatit, haxhin dhe agjërimin e Ramazanit.