177 hadithe të publikuara

Sahih al-Bukhari · 1423Sahih

“Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij: 1. Prijësin e drejtë. 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun. 3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë. 4. Dy persona që duhen mes vetes për hir të Allahut. Bashkohen dhe ndahen vetëm për Të. 5. Personin, që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut". 6. Personin që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.” 7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë."

Sahih al-Bukhari · 18Sahih

“Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina

Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëmarrës në Luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe një prej pjesëtarëve të Besëlidhjes së Akabesë, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit po qëndronin një grup shokësh të tij, ka thënë: “Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit, dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin). Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë), e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë çështja e tij i përket Allahut: nëse do, e fal, e nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhamë besën për këtë.”

Sahih al-Bukhari · 5778Sahih

“Ai që hidhet prej një shkëmbi dhe e mbyt veten, do të jetë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vazhdojë të hidhet në të njëjtën mënyrë pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që hidhet prej një shkëmbi dhe e mbyt veten, do të jetë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të vazhdojë të hidhet në të njëjtën mënyrë pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ai që pi helm dhe e mbyt veten, do të vazhdojë ta pijë atë helm me dorën e tij në zjarrin e Xhehenemit pambarim, dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ai që e mbyt veten me një copë metali, do ta mbajë atë copë metali në dorë, duke e goditur veten në barkun e tij pambarim dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë.”

Sahih Muslim · 437Sahih

“Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i Jacisë dhe ai i Sabahut, do të shkonin për t'i falur, qoftë dhe këmbadoras .”

Sahih al-Bukhari · 4779Sahih

“Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.” Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Es Sexhde, 17)

Sahih Muslim · 2838Sahih

“Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”

Sahih Muslim · 2654Sahih

“Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.”

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “O Allah, Ti që i kthen zemrat, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!”

Sahih al-Bukhari · 7477Sahih

“Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.” Te Muslimi gjendet: "... por le të jetë i vendosur në lutje dhe le të kërkojë sa më shumë, sepse për Allahun nuk është e madhe çfarëdo që jep.”