18 hadithe të publikuara

Sahih al-Bukhari · 6213Sahih

Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth falltarëve, e në atë rast ai tha: “E tëra është kotësi.” Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut, nganjëherë ata na tregojnë diçka e cila, pas një kohe, realizohet!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Kjo që ndodh është një fjalë e vërtetë, të cilën ndonjë xhin e grabit dhe e përcjell në veshin e mikut të tij, i cili pastaj e përzien atë me njëqind gënjeshtra.”

Sahih al-Bukhari · 2697Sahih

Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet." (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Në motërzimin e Muslimit qëndron: "Atij që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, i refuzohet."

Sahih al-Bukhari · 435Sahih

Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!

Aishja dhe Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: "Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një këmishë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.

Sahih al-Bukhari · 6464Sahih

Vazhdimësia në veprat e mira

Fragment nga hadithi

Synoni të drejtën dhe afrohuni sa të mundeni. Dijeni se veprat e askujt prej jush nuk do ta fusin atë në Xhenet dhe se veprat më të dashura tek Allahu janë ato më të vazhdueshmet, edhe nëse janë të pakta.