106 hadithe të publikuara

Sahih Muslim · 244Sahih

“Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”

Sahih Muslim · 1914Sahih

“Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”

Sahih Muslim · 1631Sahih

“Kur të vdesë njeriu, i ndërpriten (shpërblimet për) veprat, përveç tri veprave: lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës kanë dobi (njerëzit) dhe fëmijës së mirë që lutet për të.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, i ndërpriten (shpërblimet për) veprat, përveç tri veprave: lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës kanë dobi (njerëzit) dhe fëmijës së mirë që lutet për të.”

Sahih Muslim · 802Sahih

“A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?” - Posi, - i thamë. - “Tri ajete të cilat ndonjëri prej jush i lexon gjatë namazit të tij janë më të mira për të sesa tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha”, - tha Profeti ﷺ."

Sahih Muslim · 2128Sahih

Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara!

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara! Kokat e tyre i kanë si gungat e anuara të devesë. Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, e cila nuhatet nga shumë larg.”

Sahih Muslim · 2837Sahih

“Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni vështirësi kurrë.”

Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se Profeti ﷺ ka thënë: “Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni vështirësi kurrë.” Ky është kuptimi i fjalës së Allahut të Lartmadhëruar: “Dhe atyre do t'u thuhet: “Ky është Xheneti që ju është dhënë, për atë që keni punuar.” (El Araf, 43)

Sahih al-Bukhari · 4860Sahih

“Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”

Sahih al-Bukhari · 3327Sahih

“Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell. Aty as urinojnë, as kryejnë nevoja fiziologjike, as pështyjnë e as u rrjedhin hundët. Krehërit i kanë të artë, djersët e tyre janë prej myshku, ndërsa materiali i parfumit të tyre është bima e Aloes. Gratë e tyre janë hyritë sybukura. Të gjithë do të kenë formën e njëjtë, formën e babait të tyre, Ademit, të gjatë gjashtëdhjetë kute.”