165 hadithe të publikuara

Sahih Muslim · 591Sahih

O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"

Sahih Muslim · 657Sahih

“Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut

Xhundub ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”

Sahih Muslim · 437Sahih

“Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i Jacisë dhe ai i Sabahut, do të shkonin për t'i falur, qoftë dhe këmbadoras .”

Sahih Muslim · 2838Sahih

“Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”

Sahih Muslim · 2654Sahih

“Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.”

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “O Allah, Ti që i kthen zemrat, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!”

Sahih Muslim · 2191Sahih

“Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

Sahih Muslim · 2726Sahih

“Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda

Xhuvejria, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ doli prej shtëpisë së saj herët në mëngjes, pasi e kishte falur sabahun, ndërsa ajo po rrinte aty ku ishte falur. Dikur, gjatë paradites, ai u kthye dhe e gjeti atë ulur, andaj i tha: “Ende qenke ashtu si të lashë?” Ajo iu përgjigj: “Po.” Atëherë Profeti ﷺ i tha: “Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda (ato janë): “Subhanallahi ve bihamdihi, adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi ve midade kelimatihi (I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij, aq sa Ai është i kënaqur, aq sa peshon Arshi i Tij dhe aq sa janë të shumta e të pafundme Fjalët e Tij).”