174 hadithe të publikuara

Sahih al-Bukhari · 1142Sahih

“Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!" Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv e shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.”

Sahih al-Bukhari · 1397Sahih

Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.'

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se një beduin erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: "Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.' Beduini tha: 'Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj më shumë se kaq! Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Kush ka dëshirë të shohë një njeri prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë!'

Sahih al-Bukhari · 3292Sahih

“Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

Sahih al-Bukhari · 3282Sahih

“Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.”

Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Profetin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin (shaheshin) mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Profeti ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Profeti ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”

Sahih al-Bukhari · 4210Sahih

Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

Sehël ibën Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, nëpërmjet të cilit Allahu do të mundësojë çlirimin: njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke hamendësuar se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, duke shpresuar secili që flamuri t'i jepej atij. Profeti ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibën Ebi Talibi?” Dikush tha: "Ka shqetësime me sytë, o i Dërguari i Allahut." - "Thirreni këtu", - tha Profeti ﷺ. Kur erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi pështymën e tij në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Pastaj Profeti ﷺ ia dha flamurin dhe Aliu tha: "O i Dërguari i Allahut, t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?" Profeti ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

Sahih al-Bukhari · 527Sahih

Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.”

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "E pyeta Profetin ﷺ: - Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Kështu më tha Profeti ﷺ. Sikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tej."

Sahih al-Bukhari · 7045Sahih

“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”

Sahih al-Bukhari · 162Sahih

“Ai që merr abdes, le ta futë ujin në hundë dhe le t'i fryjë, ndërsa ai që pastrohet me gurë nga jashtëqitja, le ta bëjë në numër tek

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merr abdes, le ta futë ujin në hundë dhe le t'i fryjë, ndërsa ai që pastrohet me gurë nga jashtëqitja, le ta bëjë në numër tek. Kur dikush zgjohet nga gjumi, së pari le ta pastrojë dorën e tij, para se ta fusë në enën e abdesit, sepse nuk e di ku i ka qëndruar dora gjatë gjumit.” Ndërkaq te Muslimi gjendet kështu: “Kur dikush zgjohet nga gjumi, le të mos e fusë dorën e tij në enë para se ta lajë tri herë, sepse nuk e di ku i ka qëndruar dora gjatë gjumit.”

Sahih al-Bukhari · 5426Sahih

“Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”

Abdurrahman ibën Ebi Lejla tregon: "Njëherë, teksa ishim te Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai kërkoi ujë për të pirë. Një zjarrputist i dha një enë për të pirë. Posa ia vuri sapllakun në dorë, Hudhejfja e gjuajti me të dhe tha: "Sikur të mos ia kisha ndaluar këtë gjë më shumë se një a dy herë!" (Disi deshi të thoshte se, nuk do ta gjuaja me të po të mos ia kisha ndaluar një apo dy herë, por në fakt, ia kam ndaluar më shumë se një apo dy herë!). E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”

Sahih al-Bukhari · 5376Sahih

O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!

Omer ibën Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”