“Gjerësia e Hauzit tim është sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është më e mirë se myshku
Teksti origjinal · Arabisht
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو رضي الله عنهما قَالَ: قالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «حَوْضِي مَسِيرَةُ شَهْرٍ، مَاؤُهُ أَبْيَضُ مِنَ اللَّبَنِ، وَرِيحُهُ أَطْيَبُ مِنَ المِسْكِ، وَكِيزَانُهُ كَنُجُومِ السَّمَاءِ، مَنْ شَرِبَ مِنْهَا فَلاَ يَظْمَأُ أَبَدًا».
Përkthimi shqip
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Gjerësia e Hauzit tim është sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është më e mirë se myshku, enët e tij janë sikurse yjet e qiellit. Kush pi prej tij, nuk do të ketë etje kurrë.”
